Aktualitet

Alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, temperatura deri në 14°C, parashikimi i motit për sot

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten lehtësisht në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 14°C.

7 Prill 2023, 07:28 Nga A.B
Alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, temperatura deri në
Moti

TIRANË- Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat Bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa vranësirat do të jenë më të shpeshta në zonat malore. Pritet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes i gjithë territori Shqiptar të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten lehtësisht në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët./Dosja.al

moti

Sondazh

Poll