Aktualitet

Ndërroi jetë pak ditë më parë, niset nga Austria trupi i pajetë i regjisorit Kristaq Mitro, nesër kryhen homazhet

Mitro vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhej në Austri për një ndërhyrje, por nuk ia ka dalë.

7 Prill 2023, 09:45 Nga A.B
Ndërroi jetë pak ditë më parë, niset nga Austria trupi
Kristaq Mitro

TIRANË- Trupi i regjisorit Kristaq Mitro, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 77-vjeçare, është nisur nga Austria. Mitro vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhej në Austri për një ndërhyrje, por nuk ia ka dalë.

Nesër në orën 12:00-14:00 do të mbahen homazhe tek Akademia e Arteve për nder të tij.

Ai ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë dhe bashkautori i kryeveprave si ‘Liri a vdekje apo “Dimri i fundit”.

Filmat e tij të realizuar ndër vite kanë mbetur për publikun, ndërsa vlerësimet nuk kanë munguar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë. Kontributi i tij si regjisor nuk mungon në filmat si “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, etj. Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë aktualisht jepte kontributin e tij si pedagog pranë Universitetit të Arteve në degën Regji-Filmi.

Filmografia

Një djalë edhe një vajzë (1990)
Telefoni i një mëngjesi (1987)
Duaje emri tënd (1984)
Apasionata (1983)
Njeriu i mirë (1982)
Në prag të lirisë (1981)
Liri a vdekje (1979)
Nusja dhe shtetrrethimi (1978)
Dimri i fundit (1976)
Tokë e përgjakur (1976)
Kur zbardhi një ditë (1971)

/Dosja.al

vdes kristaq mitro kristaq mitro

Sondazh

Poll