Aktualitet

Sherr në mes të lokalit, plagosen me thikë 3 persona në Shkodër, njëri është rëndë

3 persona kanë mbetur të plagosur me mjetin prerës, e janë dërguar me urgjencë në spital, por raportohet se njëri është në gjendje të rëndë për jetën.

7 Prill 2023, 12:42 Nga k.m.
Sherr në mes të lokalit, plagosen me thikë 3 persona në
Pamje nga lokali në Shkodër

SHKODËR- Një sherr me thika ka ndodhur mesditen e sotme, brenda një lokali pranë poliklinikës së Shkodrës. 3 persona kanë mbetur të plagosur me mjetin prerës, e janë dërguar me urgjencë në spital, por raportohet se njëri është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas të dhënave të Policisë lidhur me plagosjen e ndodhur, sherri ka nisur mes disa gjimnazistëve, por nuk dihet shkaku i sherrit. 

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital. Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij. Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje,”- njofton Policia.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

shkoder plagosje ne shkoder

Sondazh

Poll