Sport

VD/ Talisca, ai që ka shënuar më tepër gola Ronaldo, rinovon kontratën me Al-Nassr

Sulmuesi brazilian, partner me CR7 dhe shënuesi më i mirë i ligës, zgjat lidhjen me klubin saudit deri në vitin 2026, një vendim i lehtë për t'u marrë sipas tij

7 Prill 2023, 12:44 Nga DOSJA

VD/ Talisca, ai që ka shënuar më tepër gola Ronaldo, rinovon

ARABIA SAUDITE - Al-Nassr njoftoi të enjten rinovimin e kontratës me Anderson Talisca. Shoku i skuadrës dhe partner në sulm me Cristiano Ronaldon do të vazhdojë të luajë me sauditët deri në vitin 2026.

"Ishte vendimi më i lehtë i jetës sime. Ardhja ime shënoi fillimin e një historie dashurie mes Talisca, Al Nassr dhe të gjithë fansat deri në 2026", justifikohet Talisca në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Braziliani 29-vjeçar ka shënuar 17 gola në 19 ndeshje për Al Nassr këtë sezon, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në ligën saudite (16 gola). Që kur mbërriti në Arabinë Saudite, ai ka luajtur në fushë 52 herë, duke shënuar 39 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll