Art&Argëtim

Franca vendos rregulla të reja: Influencerët të njoftojnë për fotot me filtra, burg ose 32 mijë dollarë gjob për ata që i thyejnë

NYPost shkruan se qeveria franceze do të bëjë të detyrueshëm në rrjetet sociale njoftimin për fotot që janë të filtruara. 

6 Prill 2023, 21:09 Nga I.A
Franca vendos rregulla të reja: Influencerët të njoftojnë
Lily Collins

FRANCË- Influencerat në Francë së shpejti mund të ndalohen nga promovimi i kirurgjisë estetike në mediat sociale. NYPost shkruan se qeveria franceze do të bëjë të detyrueshëm në rrjetet sociale njoftimin për fotot që janë të filtruara. 

Sipas ligjit të ri, një foto ose video me filtra ose e modifikuar duhet të deklarohet e tillë. Ndërkohë që do të ndalohet çdo promovim për kirurgji estetike. Qeveria po kërkon të kufizojë efektet shkatërruese psikologjike që kto imazhe ose informacione kanë tek përdoruesit e mediave sociale. 

Shkeljet e rregulloreve strikte, të propozuara nga ministri francez i financave, Bruno Le Maire, mund të rezultojnë në deri në dy vjet burg dhe 32,515 dollarë gjobë. Por ka dhe më keq, pasi shkelja e këtyre rregullave mund që të çojë që këta influencerë nuk do të lejohen të përdorin mediat sociale. Le Maire tha se do të ketë një zero tolerancë për këdo që nuk respekton rregullat.

Në një deklaratë për shtyp, ai tha se është vendi i parë evropian që krijon një kornizë gjithëpërfshirëse për rregullimin e sektorit të rrjeteve sociale. 

"Ndikuesit duhet t'u nënshtrohen të njëjtave rregulla si ato që zbatohen për mediat tradicionale," tha ai.

Nuk është hera e parë që Franca kërkon të rrisë transparencën në lidhje me qarkullimin e imazheve të manipuluara. Vendi miratoi një ligj në vitin 2017 që kërkon që çdo foto komerciale që ishte modifikuar për ta bërë trupin e një modeleje të duket më i hollë ose më i trashë, të etiketohet "photographie retouchée" (foto e modifikuar).

rrjetet sociale

Sondazh

Poll