Art&Argëtim

I apasionuar pas peshkimit/ Zhduket vëllai i këngëtarit spanjoll, David Bisbal, Garda Civile kërkon nga ajri dhe toka, 54-vjeçari gjendet brenda ditës

Agjentët kishin mobilizuar trupa nga toka, deti dhe ajri për ta gjetur atë. 

6 Prill 2023, 18:40 Nga a.l
I apasionuar pas peshkimit/ Zhduket vëllai i këngëtarit spanjoll,
David Bisbal

SPANJË- Jose Maria Bisbal, 54-vjeç vëllai i madh i këngëtarit të famshëm David Bisbal është gjetur i gjallë nga Garda Civile. Zhdukja e tj u bë publik në të njëjtën ditë pasi u raportua të martën në qytetin Roquetas de Mar, në Almeria. 

Agjentët e kanë gjetur atë rreth orës një pasdite në të njëjtën komunë. Pas gjetjes së tij, e njëjta forcë sigurie ka kërkuar një ambulancë për të kontrolluar gjendjen e tij shëndetësore. Agjentët kishin mobilizuar trupa nga toka, deti dhe ajri për ta gjetur atë. 

E vendosur falë ndihmës suaj në shpërndarjen e sinjalizimeve tona”, shkroi në Tëitter Shoqata e të Zhdukurve SOS menjëherë pas lançimit të alarmit. Në këtë kohë, José María Bisbal Ferre është shtruar në spital, siç raporton vëllai i tij përmes rrjeteve sociale.

Të dashur miq dhe ndjekës. Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për të gjithë njerëzit që bashkëpunuan në kërkimin dhe vendndodhjen e vëllait tim Josemari, i cili u zhduk për 30 orë. Falë bashkëpunimit të Gardës Civile, Policisë Kombëtare dhe Policisë Vendore, si dhe bashkëpunimit të qytetarëve, kemi mundur ta gjejmë dhe tani ndodhet i shtruar në spital, por në gjendje të qëndrueshme. Ky ka qenë një moment tensioni maksimal për të gjithë familjen tonë, faleminderit për shqetësimin dhe shprehjet e dashurisë! Dua të kërkoj respekt për privatësinë e vëllait tim dhe të familjes, pasi është një situatë shumë delikate dhe emocionale për të gjithë ne. Dhe përfundon: “Edhe një herë faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe solidaritetin në këto momente të vështira”, shkroi ai.  Sipas burimeve pranë rastit, shqetësimi për zhdukjen në familje ka qenë më i madh për shkak të mesazheve të publikuara nga i zhdukuri në rrjetet e tij sociale, ku aludohet për një ndarje sentimentale. 

I apasionuar pas peshkimit/ Zhduket vëllai i këngëtarit spanjoll,
Jose Maria Bisbal

Jose Maria Bisbal Ferre është një adhurues i peshkimit nënujor dhe Garda Civile kishte mobilizuar disa burime detare dhe ajrore pasi dyshuan se ai mund të kishte hyrë në det.

david bisbal

Sondazh

Poll