Bota

Presidenti malazez: Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ne nuk bëjmë hapa pas

I pyetur nëse Mali i Zi do të bëjë një hap prapa nga njohja e të ashtuquajturit të Kosovës, Milatoviç ka theksuar se kjo është një situatë që ka përfunduar, sa i përket Malit të Zi.

6 Prill 2023, 17:47 Nga I.A
Presidenti malazez: Kosova është shtet i njohur
Jakov Milatoviç

MALI I ZI- Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i pyetur nga mediat kroate për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka thënë qartë se nuk ka tërheqje të njohjeve dhe se për të është një vend i njohur ndërkombëtarisht.

I pyetur nëse Mali i Zi do të bëjë një hap prapa nga njohja e të ashtuquajturit të Kosovës, Milatoviç ka theksuar se kjo është një situatë që ka përfunduar, sa i përket Malit të Zi.

"Sipas meje, Kosova është një vend i njohur ndërkombëtarisht," tha Milatoviç.

jakov milatoviç

Sondazh

Poll