Aktualitet

Gjyq pa familjen Durda, Zamira: Të shkarkohet i gjithë SPAK-u! Avokati Matlija: Ankimim në KLP dhe KLGJ

Avokati Dorian Matlija konfirmoi të njëjtën gjë duke shtuar se me këtë vendim, është shkelur një standart shumë i rëndë. 

6 Prill 2023, 16:28 Nga F.M
Gjyq pa familjen Durda, Zamira: Të shkarkohet i gjithë SPAK-u! Avokati
Zamira Durda dhe Dorian Matlija

TIRANË- Zamira Durda është shprehur se do të bëjë ankimim pasi nuk pranon që të refuzohet si palë në gjykimin e dosjes Gërdeci. Në një prononcim për mediat pas vendimit të marrë, Durda e konsideroi të turpshme faktin që GJKKO ka vendosura që familja të mos jetë palë në gjyq dhe tha se do të bëjë ankimim në KLGJ dhe KLP. Avokati Dorian Matlija konfirmoi të njëjtën gjë duke shtuar se me këtë vendim, është shkelur një standart shumë i rëndë. 

Pjesë nga deklaratat e tyre: 

Zamira Durda: Zamira nuk është e kënaqur me këtë veprim që këta bënë, është e turposhme. Unë do të drejtohem në KLP dhe KLGJ. Duhet të shkarkohet SPAK-u i gjithë. Është e turpshme, vetëm për të zezën e tyre e kanë. Beteja vazhdon se në të dyja institucionet unë do të bëj ankimimin.

Dorian Matlija: Ne nuk ishim pjesë e procsit, nuk jemi informuar, por jo zyrtarisht kemi marrë vesh që Gjykata ka vendosur të mos e legjitimojë praninë e familjarëve të viktimave në proces. Do të shohim arsyetimin, e vetmja arsye që kuptojnë deri tani ësht se sipas prokurorisë, akuza në fjalë është se nuk ka lidhje me shpërthimin. Nëse është ky arsyetimi, kanë të drejtë, në të kundërt do të vijohet me praninë e familjarëve. Është shkelur një standart shumë i rëndë. Ne do të jemi prezent në seancën e ardhshme që është me dyer të hapura dhe nuk na e mohon askush këtë gjë. Pjesë më e rëndësishme për ne në këtë moment që flasim është që i gjithë ky proces do të shkojë përpara vetëm me familjarët, nuk ka si të ndodhë ndryshe.

zamira durda fatmir mediu dorian matlija dosja gerdeci

Sondazh

Poll