Aktualitet

Aksidentohet furgoni me nxënës në Bulqizë, plagosen 5 prej tyre dhe shoferi, po shkonin në miniera për praktikë

Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

6 Prill 2023, 15:46 Nga F.M
Aksidentohet furgoni me nxënës në Bulqizë, plagosen 5 prej
Vendi ku u përmbys furgoni në Bulqizë

BULQIZË- Pesë nxënës kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja mësohet te ketë ndodhur në Bulqizë. Furgoni po dërgonte nxënësit e shkollës profesionale për praktikë në minierë, por ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë, pesë prej nxënësve janë plagosur bashkë me drejtuesin e mjetit. Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk dihen ende detaje nga gjendja e tyre shëndetësore. Pritet njoftimi zyrtar nga policia për ngjarjen në fjalë. 

Njoftimi i policisë Bulqizë:

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave, shtetasi Xh. S., duke drejtuar automjetin (furgon), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. S., si dhe shtetasit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon). Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

aksident ne bulqize

Sondazh

Poll