Aktualitet

I kërkuar për prodhim dhe trafik droge, arrestohet një person në Kakavijë (EMRI)

27 Shtator 2019, 07:02 Nga DOSJA
I kërkuar për prodhim dhe trafik droge, arrestohet një person

GJIROKASTËR– Një person është arrestuar në pikën kufitare të
Kakavijës pasi po tentonte të largohej drejt Greqisë.

Në prangat e Policisë ka rënë i shpalluri në kërkim Astrit Ruçi, banues në Memaliaj i cili u ndalua menjëherë sapo iu afrua kufirit.

Ruçi ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për “prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “kultivim të bimëve narkotike”. 

Nuk dihet nëse Ruçi ka qënë një ndër personat e shpallur në kërkim nga operacioni “Limit”, i cili u zhvillua disa javë më parë, ku u arrestuan 57 persona dhe 8 të tjerë u shpallën në kërkim. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit ruci kakavije astrit ruci kakavije

Sondazh

Poll