Aktualitet

Vodhi para dhe disa bizhuteri në një lokal në Durrës, arrestohet 31-vjeçari

Dyshohet se ky person ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në një lokal.

6 Prill 2023, 09:54 Nga A.B
Vodhi para dhe disa bizhuteri në një lokal në Durrës,
Policia

DURRËS- Arrestohet nga Policia një 31-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur para dhe sende me vlerë të konsiderueshme. Pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal, në lagjen nr. 5, Durrës, policia organizoi punën për kapjen dhe vënien të pranga të autorit të këtij rasti.

Dyshohet se ky person ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në një lokal. Po ashtu, prokuroria ka nisur procedim në gjendje të lirë për personin me inicialet Xh. A., 64 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës, pasi dyshohet se duke patur dijeni se sendet janë të vjedhura, i ka përvetësuar ato, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vodhi para dhe sende me vlerë të konsiderueshme, në një lokal në Durrës, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Procedohet penalisht një shtetas tjetër, pasi dyshohet se duke pasur dijeni, përvetësoi sendet e vjedhura, me qëllim shitjen në dyqanin e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal, në lagjen nr. 5, Durrës, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien të pranga të autorit të këtij rasti. Si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në lokalin e një shtetasi. Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. A., 64 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës, pasi dyshohet se duke patur dijeni se sendet janë të vjedhura, i ka përvetësuar ato, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi A. G. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll