Politike

Një ditë pas takimit në Shkodër, Meta: Sa herë vij këtu, besoj shumë se më 14 Maj ndryshimi do të jetë i jashtëzakonshëm

Meta deklaron se Shkodra është qyteti frymëzues për të gjithë Shqipërinë dhe për të rinjtë.

6 Prill 2023, 09:02 Nga A.B
Një ditë pas takimit në Shkodër, Meta: Sa herë vij
Ilir Meta

TIRANË- Një ditë pas takimit me qytetarët në Shkodër, kreu i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka një mesazh publik. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ai thotë se sa herë që shkon në Shkodër, i shtohet besimi se me 14 maj ndryshimi do të jetë i jashtëzakonshëm. Po ashtu, ai shton se Shkodra është qyteti frymëzues për të gjithë Shqipërinë dhe për të rinjtë.

"Sa herë që vij në Shkodër, aq më shumë besoj se më 14 Maj Ndryshimi do të jetë I jashtëzakonshëm.
Shkodra do të jetë frymëzim për të gjithë Shqipërinë, për të gjithë të rinjtë që duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Shkodra ime. Bashkë Fitojmë!"- shkruan Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll