Politike

Rama: Pronarët paguajnë punonjësit me paga minimale, kurse vetë numërojnë vila! Për turpin e dheut

Ai përsëriti ‘kërcënimin’ se asnjë kompani ndërtimi nuk do të marrë tendera nëse zgjedh të vijojë të bëjë paguajë punonjësit me rroga minimale.

5 Prill 2023, 21:52 Nga F.M
Rama: Pronarët paguajnë punonjësit me paga minimale, kurse
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje biznesmenëve dhe sipërmarrësve që të mos shfrytëzojnë punonjësit duke u dhënë paga minimale në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë vetë.

Në një takim me një nga bizneset private në kryeqytet, Rama diskutoi rreth pagave dhe u shpreh se qeveria po merr masa në mënyrë që punëtorët të mos marrin paga minimale kur pronarët e tyre e vetmja gjë që bëjnë është të shtojnë vilat.

Ai përsëriti ‘kërcënimin’ se asnjë kompani ndërtimi nuk do të marrë tendera nëse zgjedh të vijojë të bëjë paguajë punonjësit me rroga minimale.

“Investim, pagesa e punonjësve është investim. Kjo nuk është thjesht një çështje rritje pagash në sektorin privat, është një çështje beteje kundër shfrytëzimit. Sepse kjo që po ndodh është shfrytëzim. Të paguash njerëzit me, tu japësh sot njerëzve paga minimale kur vetë vazhdon të blesh vila e t’i shtosh ato, është shfrytëzim. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe ne do marrim masa. U aka thënë, zeri hshërbim, ne nuk caktojmë pagat, por ne nuk do i japim asnjë shërbim kompanive që nuk shpërblejnë siç duhet punonjësit. Nuk do pranojmë që të na futen në tenderat e shtetit kompanitë e ndërtimit që thonë se paguajnë punëtore me paga minimale. Në fakt gënjejnë sepse s’ka punëtor që hipën në skelë për një pagë minimale. E dyta, të gjithë ata që paguajnë në të zezë duhet të dalin në të bardhë. Nuk mundet që ne t’ju japim leje ndërtimi kompanive që duan të bëjnë pallate me punëtorë që nuk marrin pagë dinjitoze. Shteti punon i gjithi me taksa, këto kompani shfrytëzojnë shqiptarët. Shqiptarë që shfrytëzojnë shqiptarë, për turpin e dheut. Ta dini, si përfundim, paga juaj mesatare do të shkojë deri në 85 mijë lekë,”- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll