Politike

BE paketë me 80 milionë euro për investime në Shqipëri, Hohmann: Ndihmon në mbajtjen e çmimeve të menaxhueshme

Ndihma do të jetë e madhe për ndërtimin e një fushë me panele diellore mbi një liqen në veri të Shqipërisë.

6 Prill 2023, 07:18 Nga A.B
BE paketë me 80 milionë euro për investime në Shqipëri,
Christiane Hohmann

TIRANË- Zyrtarja e lartë e BE, Christiane Hohmann ka deklaruar se vendi ynë do ketë mbështetje në lidhje me mbështetjen energjitike. Gjatë emisionit 'Top Story', ajo bëri të ditur se ndihma do të jetë e madhe për ndërtimin e një fushë me panele diellore mbi një liqen në veri të Shqipërisë. Po ashtu, ajo theksoi se ndihma që do të japë BE do ketë shifrën e 80 milionë eurove. 

"Vetëm tani kemi një paketë 80 milionëshe ndihmë direkte financiare për Shqipërinë që do të shpërndahet në dy ditët në vijim për kriza energjetike dhe kjo është e mundur për të ndihmuar në mbajtjen e çmimeve të menaxhueshme për qytetarët dhe gjithashtu për biznesin e vogël dhe shumë të cenueshëm. Pra, kjo është mbështetje për vetë qeverinë. Pastaj kemi zhvillimin e projekteve. Pra, kemi një fushë diellore që po zhvillohet në fakt në një liqen, pasi nuk po përdoret për asgjë tjetër. Mund ta vendosni në liqen, nuk keni nevojë të përdorni tokë të punueshme. Pra, ky është një projekt që është rreth 12 milionë euro, por kemi edhe të tjerë dhe ka disa investitorë që janë në këtë fushë, sepse është një përpjekje e përbashkët"

be christiane hohmann

Sondazh

Poll