Politike

"Të njëjtën gjë bëri edhe në zgjedhjet e 6 marsit"/ Topalli komenton deklaratat e Kim për Berishën

Topalli kujtoi ardhjen e Hilary Clinton në 2012 në Tiranë, e cila në fjalimin e saj theksoi askohe se Shqipëria ishte një vend me demokraci funksionale dhe tha se bëhej fjalë për kohën kur Berisha ishte kryeministër.

5 Prill 2023, 23:21 Nga F.M
"Të njëjtën gjë bëri edhe në zgjedhjet e 6
Jozefina Topalli

TIRANË- Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka konsideruar monotone deklaratat e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila e krahasoi kryedemokratin Sali Berisha me një zjarrvënës. Në një intervistë për “A2Cnn”, Topalli tha se një veprim të ngjashëm, Kim e ka bërë edhe një vit më parë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

“Jemi në fushatë elektorale. Edhe një vit përpara kemi pasur një deklaratë të ngjashme kur ishin zgjedhjet e 6 marsit. Ku thuhej që kandidatët e Berishës nuk kishin asnjë ofertë,” tha Topalli.

Topalli kujtoi ardhjen e Hilary Clinton në 2012 në Tiranë, e cila në fjalimin e saj theksoi askohe se Shqipëria ishte një vend me demokraci funksionale dhe tha se bëhej fjalë për kohën kur Berisha ishte kryeministër.

“Akuzimi i Berishës për korrupsion thelbësor dhe minimin të demokracisë më kujton një gjë. Unë kam qenë kryetare e parlamentit kur erdhi Hillary Clinton në 100 vjetorin e pavarësisë. Ka mbajtur një fjalim që elektrizoi sallën, ajo ka një frazë në mes të fjalimit: Nëse doni të shihni një demokraci funksionale, ejani se do ta gjeni në Shqipëri. Dhe flitet për kohën kur Berisha ishte kryeministër,”- u shpreh Topalli.

Reagimi vjen një ditë pas intervistës së ambasadores Kim për Zërin e Amerikës, gjatë të cilës ajo kërkoi që në listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit, të ketë kandidatë të pastër dhe me integritet. Kim e konsideroi totalisht ta gabuar pjesëmarrjen e kryedemokratit Sali Berisha në këto zgjedhje. Duke theksuar faktin që ai është shpallur non-grata nga DASH, Kim shtoi se premtimi i Berishës për të luftuar korrupsionin është i barazvlefshëm me një zjarrvënës që premton të shuajë flakët. Vetë Berisha iu përgjigj në rrjetet sociale dhe kërkoi që autoritetet amerikane të hetonin aferat e ambasadores dhe pronat e saj në Shqipëri.

sali berisha jozefina topalli

Sondazh

Poll