Politike

Majko i përgjigjet Berishës: Ki kujdes kur shkon mik në Has, një histori familjare ia ktheve  Halit Mulës në dënime dhe arrestime

Ai shton se Berisha mund të blejë vota me para, por jo të shkuarën e tij, duke hedhur kështu akuza të forta ndaj kryedemokratit.

5 Prill 2023, 23:04 Nga F.M
Majko i përgjigjet Berishës: Ki kujdes kur shkon mik në Has,
Sali Berisha dhe Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha i cili akuzoi kandidatin e PS-së në Has, Halit Mula, se ka dy emra dhe është i dënuar, në një postim në rrjetet sociale, Majko shkruan se Berisha si tropojan që është duhet të ketë më shumë kujdes kur hedh akuza në momentin që shkon si ‘mik’ në Has. Ndërrimin e emrit nga Mula, Majko e përshkruan si një histori familjare që nuk ka lidhje me problemet me ligjin. Ai shton se Berisha mund të blejë vota me para, por jo të shkuarën e tij, duke hedhur kështu akuza të forta ndaj kryedemokratit.

Reagimi i Majkos:

Një tropojan, që shkon mik në Has, si rregull, duhet të jetë i kujdesshëm me fjalën! Edhe kur favorizon dikë kundër një tjetri! Sali Berisha ka deklaruar se kandidati socialistit paska 2 emra! Një histori të njohur familjare të para viteve 90-t ai e lidhi me “dënime dhe arestime” të kandidatit socialist në vende të ndryshme… Në se ka prova të tilla, atëherë KQZ është e detyruar ta “djegë” kandidatin socialist dhe kaq! Këto gënjeshtra kanë kuptim në Parlament, por jo në Has! Dje, në vend të fushatës pati fyerje në mes të Hasit, për një hasjan! Në Has i njohin mirë të dy kandidatët për kryetarë bashkie! Nga vinë ata dhe kush janë, këta dy hasjanë! Gjuha kocka ska, por kocka thyen! Me lekë mund të blesh vota, por jo të kaluarën tënde! Salla, dje, duartrokiti fyerjet, por aty nuk ishte i gjithë Hasi! Video e publikuar në faqen e SB https://fb.watch/jJrdctmgVk/?mibextid=uat9xN Në Has, heshtja dhe fjala kanë burrninë në mes!

Çfarë tha Berisha?

Kryedemokrati Sali Berisha i ka konsideruar kryeministrin Edi Rama dhe kandidatin e Partisë Socialiste në Has si dy njerëzit që kanë provuar hekurat më shumë se askush tjetër në politikën shqiptare. I ndodhur në Has, teksa prezantoi kandidatin e tij, Berisha e 'këshilloi' emrin e dalë nga selia rozë, Halit Mula, se si t'i përgjigje kreut të qeverisë kur t'i zbulohen dënimet. Kreu i PD-së tha se ata janë si vëllezër siamezë dhe mund ta thërrasin njëri-tjetrin me emrat e ndryshëm që kanë.

pandeli majko sali berisha

Sondazh

Poll