Art&Argëtim

U rrah brutalisht në palestër/ DETAJE nga sulmi i reperit '6ix9ine', nuk pranoi të mjekohej, dëshmitarja: Kishte gjak në të gjithë vendin

Ndërkohë që ka qenë një 26-vjeçare dëshmitare e sulmit e cila pasi pa reperin të shtrirë në tualetin e palestrës ka telefonuar menjëherë policinë për t'i treguar atë se çfarë kishte ndodhur. 

5 Prill 2023, 19:44 Nga a.l

 

U rrah brutalisht në palestër/ DETAJE nga sulmi i reperit
Tekashi 6ix9ine

SHBA- Detaje të reja nga sulmi i reperit të njohur Tekashi 6ix9ine. Mediat e huaja raportojnë se reperi, i cili është dhunuar në ambinetet e një palestre nga tre persona, nuk ka pranuar të marrë mjekime mjekësore. Ndërkohë që ka qenë një 26-vjeçare dëshmitare e sulmit e cila pasi pa reperin të shtrirë në tualetin e palestrës ka telefonuar menjëherë policinë për t'i treguar atë se çfarë kishte ndodhur. 

"Disa, mendoj, djema, ata sapo hodhën një nga anëtarët në banjë dhe ka gjak në të gjithë vendin," thotë gruaja e paidentifikuar.

U rrah brutalisht në palestër/ DETAJE nga sulmi i reperit
foto nga sulmi

Më pas ajo pyet Tekashin, 26 vjeç, nëse do të dëshironte ndihmë nga mjekët ndihmës, por ai nuk ka parnuar. Gruaja i thotë gjithashtu policisë në telefonatën  e bërë rreth dy minuta pas sulmit të përgjakshëm se nuk kishte armë të përfshira. Ajo gjithashtu tregoi se ishin tre burra që sulmuan Tekashin dhe thanë se ata u larguan nga lokali por se ishin ende në parking në momentin e telefonatës. Kur u pyet nëse mund t'i përshkruante më me detaje sulmuesit e dyshuar, gruaja tha se nuk mund të jepte një përshkrim të qartë.

 

6ix9ine

Sondazh

Poll