Art&Argëtim

Frika nga kanceri i lëkurës, aktori Hugh Jackman u bën thirrje fansave: Vendosni krem dielli

Në videon e publikuar aktori australian shihet me një fasho në hundë, teksa ka zbuluar se i është nënshtruar dy biopsive pas një frike të re nga kanceri i lëkurës, duke iu rekomanduar ndjekësve përdorimin e kremit kundra diellit.

4 Prill 2023, 12:38 Nga f.i
Frika nga kanceri i lëkurës, aktori Hugh Jackman u bën thirrje
Hugh Jackman

SHBA- Aktori australian Hugh Jackman, me një video të postuar në Instagram u ka bërë thirrje ndjekësve të qëndrojnë të sigurt në diell. Këshilla vjen pasi Jackman i është nënshtruar së fundmi një kontrolli të ri shëndetësor për kancerin e lëkurës.

Në videon e publikuar aktori australian shihet me një fasho në hundë, teksa ka zbuluar se i është nënshtruar dy biopsive pas një frike të re nga kanceri i lëkurës, duke iu rekomanduar ndjekësve përdorimin e kremit kundra diellit.

“Unë sapo bëra dy biopsi. Do ta marrë vesh pas dy-tre ditësh dhe sapo të marr përgjigje do t'ju njoftoj. Vetëm për t'ju kujtuar, karcinoma e qelizave bazale në botën e kancerit të lëkurës është më pak e rrezikshme nga të gjitha. Ju lutem vendosni krem ​​kundër diellit. Nuk ia vlen, më besoni. Ju lutemi jini të kujdesshëm,”-shprehet ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hugh Jackman (@thehughjackman)

Aktori Hugh Jackman është trajtuar disa herë që prej vitit 2013 për një formë të kancerit të lëkurës të quajtur karcinoma e qelizave bazale.

hugh jackman

Sondazh

Poll