Art&Argëtim

Ndërroi jetë 2 muaj më parë/ Zbulohet shkaku i vdekjes së Raquel Welch, aktorja dhe seks-simboli i 'Fantastic Voyage'

Aktorja e “Fantastic Voyage” nuk e kishte bërë publike diagnozën e saj me Alzheimer.

4 Prill 2023, 18:41 Nga a.l
Ndërroi jetë 2 muaj më parë/ Zbulohet shkaku i vdekjes
Raquel ëelch

SHBA- Aktorja amerikane dhe seks simboli Raquel Welch mendohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Ish-simboli i seksit vdiq në moshën 82-vjeçare në shkurt dhe po ashtu po luftonte me Alzheimer-in. Aktorja e nominuar dy herë për 'Golden Globe' u shpall e vdekur në orën 2:25 të mëngjesit, më 15 shkurt dhe më pas u dogj. Aktorja e “Fantastic Voyage” nuk e kishte bërë publike diagnozën e saj me Alzheimer.

Kush ishte Raquel ëells? 

Welch korri shumë sukses si një yll filmi në vitet 1960 dhe 1970, duke fituar një Golden Globe për rolin e saj në The Three Musketeers në 1974. Në vitin 1995, Welch u emërua një nga 100 yjet më seksi në historinë e filmit në një numër të revistës Empire dhe u rendit në vendin e tretë në 100 yjet më seksi të shekullit të 20-të të Playboy.

Welch lindi në shtator 1940 dhe u martua katër herë gjatë gjithë jetës së saj. Ajo ishte e martuar me James Welch nga viti 1959 në 1964, me Patrick Curtis nga 1967 në 1972, me Andre ëeinfeld nga 1980 në 1990 dhe me Richard Palmer nga 1999 në 2004, me të cilin ka dy fëmijë Tahnee dhe Damon Welch. 

Raquel vazhdoi aktrimin gjatë shekullit të 20-të dhe në vitet 2000. Rolet e saj më të fundit erdhën në vitin 2017, kur ajo luajti Rozën në 'Date My Dad' dhe 'Hoë To Be A Latin Lover', ku ajo luajti Celeste.

raquel welch

Sondazh

Poll