Art&Argëtim

Emily Ratajkowski flet për Harry Styles: Ai mund të jetë i duhuri

Në një diskutim të sinqertë dhe të gjerë për jetën e saj të dashurisë, Emily, zbuloi se ajo është takuar me Harry-n që nga fillimi i shkurtit dhe shpreson që romanca e tyre të zgjasë.

4 Prill 2023, 13:39 Nga k.m.
Emily Ratajkowski flet për Harry Styles: Ai mund të jetë i duhuri
Emily Ratajkowski

SHBA- Emily Ratajkowski ka zbuluar se është duke u takuar fshehurazi me Harry Styles për dy muaj - dhe ka pranuar se ai mund të jetë 'i duhuri dhe i vetmi'. Në një diskutim të sinqertë dhe të gjerë për jetën e saj të dashurisë, Emily, zbuloi se ajo është takuar me Harry-n që nga fillimi i shkurtit dhe shpreson që romanca e tyre të zgjasë.

Duke folur në një podcast të regjistruar më 9 mars, dy javë përpara se ajo të shihej duke ndarë puthje me Harry-n në Japoni më 25 mars, Emily tha: Sapo kam filluar të takohem me dikë që mendoj se më pëlqen. Është e mrekullueshme. Çfarë kërkoj tek një partner? Më pëlqen dikush që është shumë i pavarur. Mendoj se për mua kjo është shumë e rëndësishme.

Emily u kap duke puthur me pasion Harry-n në Tokio. Që nga divorci i saj, ajo është aluduar se ka qenë në lidhje me komedianin Pete Davidson dhe aktorin Brad Pitt. Ajo u pa edhe me komedianin Eric André, por më vonë la të kuptohet në rrjetet sociale se çdo gjë që kishte nisur mes tyre kishte marrë fund.

emily ratajkowski

Sondazh

Poll