Art&Argëtim

Do të martohej për herë të pestë, Rupert Murdoch ndahet vetëm dy javë pasi u fejua

Dasma, për të cilën çifti tha se do të bëhej në verë, do të ishte e pesta e miliarderit.

5 Prill 2023, 14:37 Nga f.i
Do të martohej për herë të pestë, Rupert Murdoch ndahet
Rupert Murdoch dhe Anne Leslie Smith

BRITANI- Bizesmeni Rupert Murdoch vetëm dy javë pas njoftoi fejesën e tij të pestë, është ndarë nga partnerja e tij Anne Leslie Smith. Mediat e huaja shkruajnë se një nga arsyet e ndarjes ishte se 92-vjeçari ishte ndjerë jokomod me ato që u përshkruan si pikëpamjet e hapura ungjillore të zonjës Smith. Dasma, për të cilën çifti tha se do të bëhej në verë, do të ishte e pesta e miliarderit.

'Dje u ulën dhe diskutuan dhe ranë dakord që do të ishte më mirë të ndaheshin,"- tha një mik i përbashkët i çiftit.

Fejesa e tij me zonjën Smith u njoftua vetëm muajin e kaluar. Të dy u takuan në shtator në një ngjarje të tijën në Kaliforni. Murdoch rrëfehu se kjo do të jetë martesa e tij fundit, duke shtuar se ndihej i nervozuar dhe kishte frikë të dashuronte përsëri.

Rupert Murdoch kontrollon një perandori mediatike, në Evropë, Australi dhe Amerikë, e cila përfshin gazetat, stacionet radiofonike dhe rrjetet televizive. Disa nga mediat më të njohura që ka janë rrjeti televiziv amerikan “Fox News”, gazeta britanike Times of London dhe ajo amerikane “Wall Street Journal”.

rupert murdoch anne leslie smith

Sondazh

Poll