Sport

Lukaku reagon: “Shpresoj që liga të bëjë diçka, futbolli duhet shijuar nga të gjithë...

Lojtari i Interit është fyer nga tifozët e Juventusit në ndeshjen e Kupës së Italisë

5 Prill 2023, 16:20 Nga DOSJA

Lukaku reagon: “Shpresoj që liga të bëjë diçka,

ITALI - Këtë të mërkurë, Romelu Lukaku ka lënë një mesazh në rrjetet sociale për të falënderuar për mbështetjen që ka marrë në orët e fundit, pasi u bë viktimë e fyerjeve raciste nga tifozët e Juventusit dhe i kërkoi ligës italiane të marrë masa.

Sulmuesi belg i Interit dëgjoi tifozët e Juventusit, duke imituar tingujt e majmunit, pas shënimit të një penalltie në ndeshjen e Kupës së Italisë (1-1), e cila dje i vendosi dy skuadrat ballë për ballë në Torino. 

"Historia përsëritet. Unë e kalova këtë në 2019... dhe 2023 përsëri. Shpresoj që liga të bëjë diçka këtë herë sepse kjo lojë e bukur duhet të shijohet nga të gjithë. Faleminderit për mesazhet e mbështetjes. Dreqin... racizmin ”,- ka shkruar Lukaku në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romelu Lukaku Bolingoli (@romelulukaku)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll