Sport

Ceferini përgëzon Tiranën dhe sulmon Florentino Perez: "Ujk i veshur si gjyshe!"...

Alexander Ceferin ka mbajtur fjalën kryesore të këtij kongresi duke numëruar një sërë suksesesh në 4 vitet e shkuara të UEFA-s nën drejtimin e tij.

5 Prill 2023, 11:39 Nga DOSJA
Ceferini përgëzon Tiranën dhe sulmon Florentino Perez: "Ujk

PORTUGALI - Ka startuar prej mëse një ore Kongresi i 47-të UEFA-s.

Pas fjalimeve të kryeministri të Portugalisë, Antonio Costa, presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, burri numër 1 i qeverisë së futbollit europian Alexander Ceferin ka mbajtur fjalën kryesore të këtij Kongresi, duke numëruar një sërë suksesesh në 4 vitet e shkuara të UEFA-s nën drejtimin e tij.

Mes tyre si përmendi edhe Conference Leaguen, finalja e së cilës u zhvillua në Tiranë vitin e shkuar, si një prej arritjeve të mëdha dhe të suksesshme për futbollin europian.

Ndërkohë,  mes mesazheve të mëdha që dha, ai thumboi sërish presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez dhe të tjetër që iu bashkuan në tentativën e Superligës së Europës.

"Në harkun kohor të disa muajve, e ashtuquajtura Superligë është kthyer në një personazh si Kësulëkuqja: Një ujk i maskuar si gjyshe, gati të të hajë. Por a është mashtruar dikush?

Ne kurrë nuk duhet të harrojmë se ne kemi për detyrë të sigurojmë që interesat e futbollit të mbizotërojnë mbi interesat private të një grushti individësh të privilegjuar," - ka vazhduar presidenti i UEFA-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll