Bota

VIDEO/ Dhunë në muajin e Ramazanit, forcat izraelite sulmojnë besimtarët në xhaminë Al-Aksa

Dëshmitarët palestinezë deklaruan se forcat izraelite përdorën forcë duke gjuajtur granata dhe gaz lotsjellës, duke plagosur 14 besimtarë.

5 Prill 2023, 12:56 Nga f.i
VIDEO/ Dhunë në muajin e Ramazanit, forcat izraelite sulmojnë
Incidenti ne xhami

PALESTINË- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në xhaminë Al-Aska ku policia izraelite është përplasur me besimtarët palestinezë. Mediat e huaja kanë siguruar pamje të incidentit brenda xhamisë, ku dhjetëra persona janë plagosur dhe rreth 500 të tjerë janë arrestuan.

Dëshmitarët palestinezë deklaruan se forcat izraelite përdorën forcë duke gjuajtur granata dhe gaz lotsjellës, duke plagosur 14 besimtarë. Pamjet e marra nga brenda xhamisë tregojnë policinë izraelitee cila goditet me gurë ku mbeti i plagosur një polic. Një video tjetër duket se tregon policinë izraelite duke rrahur palestinezët me shkopinj. 

Incidenti i cili erdhi gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, shkaktoi një reagim të ashpër nga vendet arabe. Jordania dhe Egjipti, të dyja të përfshira në përpjekjet e fundit të mbështetura nga SHBA për të ulur tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve, lëshuan deklarata të veçanta duke dënuar ashpër incidentin, ndërsa Arabia Saudite, me të cilën Izraeli shpreson të normalizojë lidhjet, tha se sulmet ndaj Al -Aksa minon përpjekjet për paqe.

palestin dhune ne xhami

Sondazh

Poll