Shikoni videon… 9 futbollistë të dyshuar për trukim të një ndeshjeje në Brazil!
BRAZIL - Nëntë ish-lojtarë të CTE Colatina, një skuadër nga shteti brazilian Espírito Santo, janë në vësht...
FFK-së do të kërkojë ndërhyrjen e UEFA-s, gjatë takimeve që do të ketë delegacioni i Kosovës në Kongresin e radhës, që do të mbahet nesër në Lisbonë të Portugalisë.

KOSOVE - Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër zhvillimin e garave ilegale të futbollit nga ana e strukturave të Serbisë brenda territorit të vendit të saj. FFK është anëtare me të drejta të plota në UEFA që nga maji i vitit 2016 dhe si e tillë është institucioni i vetëm me statutin e UEFA-s dhe të FFK-së që bën organizimin e garave të futbollit në Republikën e Kosovës.
Raportimet e fundit në media për zhvillimin e ndeshjeve nga struktura ilegale të Serbisë brenda territorit të Kosovës, ndonëse në nivele amatore, janë shqetësuese dhe të papranueshme. FFK-ja edhe më herët i ka diskutuar këto dukuri brenda Këshillit për Sportin dhe ka kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme. Aktivitetet e tilla e cenojnë autoritetin e FFK-së dhe sovranitetin e Kosovës në përgjithësi.
FFK kërkon nga të gjithë faktorët relevant të shtetit, Këshilli për Sportin dhe organet e rendit, që të ndërmarrin hetime urgjente dhe t’i ndalojnë aktivitetet e tilla ilegale dhe është e gatshme të ndihmojë me ekspertizë dhe mbështetje përmes mekanizmave të UEFA-s dhe FIFA-s.
Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe mbështetje për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke përfshirë edhe komunitetin serb, por nuk mund të lejojmë zhvillimin e aktiviteteve të strukturave ilegale, që në kundërshtim me rregullat e UEFA-s bëjnë organizim të ndeshjeve të futbollit brenda territorit të Kosovës. Andaj, do të bëjmë çdo gjë që është në kompetencat tona për t’i ndaluar këto aktivitete.
Lidhur me këto aktivitete ilegale dhe ndërhyrje direkte të Serbisë, FFK do të reagojë dhe do të kërkojë ndërhyrjen e UEFA-s, gjatë takimeve që do t’i ketë delegacioni i Kosovës në Kongresin e radhës, që do të mbahet nesër në Lisbonë të Portugalisë.

B.T (Dosja.al)
BRAZIL - Nëntë ish-lojtarë të CTE Colatina, një skuadër nga shteti brazilian Espírito Santo, janë në vësht...
PORTUGALI - Shtatëmbëdhjetë vjet pas bashkëorganizimit të “Euro 2008”-s me Austrinë, Zvicra do të presë s&...
ANGLI - Një goditje gjaknxehtësie që vlen shumë. Aleksandar Mitrovic është pezulluar me tetë ndeshje nga Liga angleze.&n...
ITALI - Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, mbrojti të martën çmimet e biletave të përcaktuara për ndeshjen e dytë...
FRANCE - UEFA i ka bërë presion PSG-së për një kohë të gjatë për të balancuar llogaritë e tyre për s...
SPANJE - Dani Alves vazhdon të shtojë ditë burg, pasi u arrestua në fillim të vitit, i akuzuar për përdhunimin e një...
KOSOVE - Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare ka konfirmuar kandidaturën e Komitetit Olimpik të Kosovës për Lo...
ANGLI - Gary Lineker foli sërish, për një moment të pakëndshëm që kishte kaluar gjatë Kupës së Botës 19...
ANGLI - SunSport kupton se pronari Todd Boehly po përgatitet për një kërkim të gjatë dhe të plotë për një tr...
SPANJE - Në fillim të nëntorit, Sergio Ramos përmes llogarisë së tij në Instagram i tha lamtumirë biznesmenit ...