Sport

Ultrasit e Napolit kundër çmimeve të biletave për çerekfinalet e Champions League, presidenti i De Lauretiis mbrohet…

Aurelio de Laurentiis ka folur për çmimin e caktuar për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Ultrasit e Napolit kishin shprehur pakënaqësinë e tyre këtë të dielë.

4 Prill 2023, 18:53 Nga DOSJA
Ultrasit e Napolit kundër çmimeve të biletave për

ITALI - Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, mbrojti të martën çmimet e biletave të përcaktuara për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër AC Milan, në përgjigje të një goditjeje nga tifozët "ultras" të klubit.

“Milani do të mbledhë më shumë se 10 milionë euro kur ne të shkojmë atje (në ndeshjen e vajtjes, më 12 prill) dhe ne ndoshta do të arrijmë 5 milionë (në ndeshjen e kthimit, më 18 prill)”, është mbrojtur pronari i klubit napoletan, i cili ka vazhduar: 

“Ata kanë vendosuar bileta VIP me çmime maksimumi 800 euro, kurse ne 340 dhe 500 euro në tribunë... Nëse blini një makinë, ose një paketë cigare, a mendoni se do të paguani më pak për të në Napoli, sesa në Milano?”

Ultrasit napoletanë demonstruan të dielën, para stadiumit Diego Maradona, para ndeshjes për Seria A të humbur 4-0 ndaj Milanit, për të protestuar ndër të tjera ndaj çmimit të biletave, por edhe kufizimeve në pankarta. Sipas mediave italiane, gjatë takimit, disa heshtën, por pati edhe disa përplasje në tribuna me tifozë të tjerë të Napolit.

“Këta nuk janë mbështetës të vërtetë, janë delikuentë që lejohen të futen në stadium, sulmojnë familjet dhe tifozët e vërtetë me incidente që janë nën sytë e të gjithëve”,- u shpreh presidenti i klubit, i cili gjithashtu nënvizoi, se në Itali duhet të futet ‘ligji Thatcher’ për të frenuar huliganët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll