Bota

Moment historik sot për Finlandën! Anëtarësohet në NATO, Rusia shton forcat ushtarake

Presidenti finlandez Sauli Niinistö dhe ministri i Mbrojtjes Antti Kaikkonen pritet të marrin pjesë në ceremoni së bashku me ministrin e Jashtëm Pekka Haavisto.

4 Prill 2023, 07:59 Nga A.B
Moment historik sot për Finlandën! Anëtarësohet në
Flamujt

FINLANDË- Finlanda do të anëtarësohet sot zyrtarisht në NATO. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha dje se "nga nesër Finlanda do të jetë anëtare e plotë e NATO-s”. Turqia, e cila ishte vendi i fundit anëtar që ratifikoi anëtarësimin e Finlandës, do të dorëzojë dokumentet për këtë në një takim të ministrave të Jashtëm në Bruksel. 

Para selisë pasdite do të ngrihet flamuri i vendit të 31-të anëtar të aleancës ushtarake.

"Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë finlandeze, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi"- tha Stoltenbergu.

Presidenti finlandez Sauli Niinistö dhe ministri i Mbrojtjes Antti Kaikkonen pritet të marrin pjesë në ceremoni së bashku me ministrin e Jashtëm Pekka Haavisto.

"Ky është një moment historik për ne. Për Finlandën, qëllimi kryesor i takimit do të jetë të nënvizojë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, ndërsa Rusia vazhdon agresionin e saj të paligjshëm," tha Haavisto në një deklaratë. 

Rusia reagoi ndaj këtij njoftimi. Zëvendësministri i Jashtëm Aleksander Grushko njoftoi përforcimin e aftësive ushtarake ruse në rajonet perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas sulmit rus në Ukrainë dhe synuan që kjo të ndodhë në të njëjtën kohë. Por anëtarësimi i një anëtari të ri duhet të miratohet nga të 30 vendet anëtare aktuale të NATO-s. Turqia dhe Hungaria fillimisht hezituan të ratifikojnë anëtarësimin e Finlandës. Javën e kaluar, parlamentet e këtyre dy vendeve ratifikuan anëtarësimin e Finlandës./Dosja.al

 

finlanda ne nato

Sondazh

Poll