Bota

Ishte nisur drejt Hagës! Treni del nga shinat në Holandë, përplaset me një makinë, një viktimë dhe 30 të plagosur (PAMJET)

Treni i pasagjerëve u përplas me një makinë ndërtimi në linjën hekurudhore.

4 Prill 2023, 07:16 Nga A.B
Ishte nisur drejt Hagës! Treni del nga shinat në Holandë,
Treni

HOLANDË- Një i vdekur dhe 30 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat në Holandë. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ku treni u përplas me një makinë në linjën hekurudhore në jug të Holandës.

Rreth 50 persona ishin në bordin e trenit, e 11 prej të plagosurve iu dha ndihma e parë në banesat që ishin pranë zonës, ndërsa të plagosurit që ishin në gjendje më të rëndë u dërguan në spitale.

Përplasja dhe dalja nga shinat ndodhi në orën 3:25 të mëngjesit pranë fshatit Voorschoten midis Hagës dhe Leidenit. Treni i dalë nga shinat po shkonte nga Leiden në Hagë.

Ishte nisur drejt Hagës! Treni del nga shinat në Holandë,

Pas përplasjes vagoni i parë i trenit doli nga shinat dhe u gjend në një fushë, ndërsa e njëjta gjë ndodhi me vagonin e dytë. Më pas, shpërthu një zjarr por më pas u shua./Dosja.al

treni del nga shinat ne holande holande

Sondazh

Poll