Bota

Elon Musk përzjen kriptovalutat me ndryshimin e ikonës së Twitter, rritet me 20% vlera e Dogecoin

Elon Musk ka qenë prej kohësh një mbështetës i Dogecoin, dhe tweet-et si dhe paraqitjet e tij në programet televizive, duke përfshirë Saturday Night Live, kanë ndikuar shpesh në vlerën e kriptomonedhës.

3 Prill 2023, 22:59 Nga I.A
Elon Musk përzjen kriptovalutat me ndryshimin e ikonës së
Elon Musk

SHBA- Twitter ndryshoi logon në ueb dhe në celular në një meme popullore Doge, ikona e përdorur nga kriptomonedhë Dogecoin, e njohur si "memecoin". Pas kësaj vlera e Dogecoin u rrit në 20% në vetëm 30 minuta pasi ndryshoi logoja e Twitter.

Elon Musk ka qenë prej kohësh një mbështetës i Dogecoin, dhe tweet-et si dhe paraqitjet e tij në programet televizive, duke përfshirë Saturday Night Live, kanë ndikuar shpesh në vlerën e kriptomonedhës.

Ai ka rritur tregun e memecoin që kur mori detyrën si CEO i platformës së mediave sociale në tetor. Në shkurt, pasi postoi një fotografi të kafshës së tij shtëpiake, një Shiba Inu si maskota Dogecoin dhe pas kësaj vlera e tokenit u rrit me 500 milionë dollarë.

elon musk dogecoin twitter

Sondazh

Poll