Bota

VIDEO/ Nesër mund të arrestohet, Donald Trump mbërrin në 'Trump Tower', momenti kur përshëndet mbështetësit

Turma njerëzish u mblodhën jashtë rezidencës së ish-presidentit ndërsa autokolona e tij u ndal para Trump Tower. 

3 Prill 2023, 22:31 Nga I.A
VIDEO/ Nesër mund të arrestohet, Donald Trump mbërrin në
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump zbarkoi në Nju Jork të hënën pasdite përpara gjykimit të tij historik në çështjen e parave të heshtura Stormy Daniels të martën. Turma njerëzish u mblodhën jashtë rezidencës së ish-presidentit ndërsa autokolona e tij u ndal para Trump Tower. 

Ai përshëndeti mbështetësit e tij, përpara se të futej brenda ndërtesës. Avokatët e tij kanë thënë se ai do të deklarohet i pafajshëm dhe ekipi i tij ligjor po përgatitet të shtojë një ekspert kushtetues mes frikës se gjyqtari i çështjes do të vendosë një urdhër për arrest.

Për çfarë akuzohet Trump?

Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’. Nesër ai mund të arrestohet.

donald trump ne gjyq donald trump

Sondazh

Poll