Bota

Nesër del para Gjykatës, Trump punëson një avokat të ri kryesor për çështjen me pornostaren Daniels

Blanche ka përfaqësuar më parë menaxherin e fushatës së Trump, Paul Manafort dhe Igor Fruman, një ish-bashkëpunëtor i Rudy Giuliani, i cili ishte gjithashtu një figurë kyçe në gjyqin e parë të shkarkimit të Trump.

3 Prill 2023, 21:16 Nga I.A
Nesër del para Gjykatës, Trump punëson një avokat të ri
Todd Blanche

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka punësuar një avokat të ri për të shërbyer si avokat kryesor në mbrojtjen e tij kundër akuzave të ngritura nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhattanit. Trump ka punësuar Todd Blanche, i cili së fundmi ishte partner në firmën ligjore Cadwalader, Wickersham & Taft. Blanche ka përfaqësuar më parë menaxherin e fushatës së Trump, Paul Manafort dhe Igor Fruman, një ish-bashkëpunëtor i Rudy Giuliani, i cili ishte gjithashtu një figurë kyçe në gjyqin e parë të shkarkimit të Trump.

Joe Tacopina dhe Susan Necheles do të mbeten në ekipin ligjor të Trump. Punësimi i Blanche është parë nga disa persona pranë Trump si një mënjanim i Tacopina-s, i cili deri në këtë pikë ka qenë një nga avokatët më të përparuar që merret me mbrojtjen e Trump. Megjithatë, një këshilltar i lartë i Trump e kundërshtoi atë karakterizim dhe tha se shtimi i Blanche kishte për qëllim të shtonte më shumë fuqi ligjore në mbrojtjen e Trump.

Kur u kërkua nga Kaitlan Collins e CNN të premten nëse Tacopina ishte avokati i duhur në Nju Jork për ta çuar Trumpin në gjyq, një avokat tjetër që përfaqëson ish-presidentin, Tim Parlator, vuri në dukje një konflikt të mundshëm interesi.

Unë e di që Joe ka disa çështje të mundshme konflikti, duke pasur parasysh kontaktet e tij të mëparshme, me Stormy Daniels. Pra, kush është avokati i duhur, për ta çuar atë në gjyq, është diçka që klienti duhet të vendosë. Në fund të fundit, vendimi se kujt të qëndrojë pranë, para një jurie, është një vendim që mund ta marrë vetëm klienti," tha Parlatore.

Për çfarë akuzohet Trump?

Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’. Nesër ai mund të arrestohet.

donald trump donald trump ne gjyq todd blanche

Sondazh

Poll