Bota

Raporti i UNICEF: Mbi 500 fëmijë janë vrarë në Ukrainë nga lufta

 Russell paralajmëroi se shifra reale është me gjasë shumë më e lartë sesa shifrat e verifikuara nga agjencia e OKB-së.

3 Prill 2023, 22:18 Nga I.A
Raporti i UNICEF: Mbi 500 fëmijë janë vrarë në
Femije

UKRAINË- Të paktën 501 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë. CNN shkruan se këtë e ka bërë të ditur Catherine Russell, drejtoreshë ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

“Një tjetër moment historik tragjik për fëmijët dhe familjet e Ukrainës”, tha Russell në një  postim në Twitter të hënën. 

Russell paralajmëroi se shifra reale është me gjasë shumë më e lartë sesa shifrat e verifikuara nga agjencia e OKB-së. Për më tepër, pothuajse 1,000 fëmijë ukrainas janë lënduar fizikisht dhe psikologjikisht.

catherine russell lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll