Bota

'UÇK e akuzoi si vrasës dhe kolaboracionist'/ Familja Geci reagon pas deklaratës së Prokurorisë Speciale: Krasniqi e Selimi thanë të vërtetën

Ai i ka cilësuar autorët e komunikatës 59’s si marksistë-lenistë, duke akuzuar se ishin të orientuar kah Kremlinit.

3 Prill 2023, 19:20 Nga a.l
'UÇK e akuzoi si vrasës dhe kolaboracionist'/ Familja Geci
Gani Geci

KOSOVË- Familja Geci ka reaguar pas deklaratave të Prokurorisë Speciale në seancën e sotme gjyqësore ndaj ish-krerëve tëUÇK-së në Hagë, ku u përmend emri i ish-ushtarit Gani Geci sipas së cilës organi i akuzës pretendoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka quajtur kolaboracionist dhe vrasës. Mirëpo, pika e 59 është refuzuar të nënshkruhet nga UÇK.  Megjithatë, 'Specialja' rikujtoi deklaratat e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimin të cilët asokohe “demantonin” Thaçin.

Në lidhje me ketë ka reaguar Fadil Geci, familjar i ish-ushtarit Gani Geci. 

EDHE NË HAGË REXHEP SELIMI E JAKUP KRASNIQI E PASKAN THËNË TË VERTETËN PËR KUMUNIKATËN NR. 59. Ata të cilët nuk kishin histori dhe donin të krijonin “histori të rrejshme” mbi historinë e familjes sonë duke njollosur familjen tonë,  vëllain tonë për të ardhur në pushtet në emër të Marksizmit dhe te Leninizmit dhe në emër të LPK-së”, ka thënë Geci në një postim në Facebook.

Ai i ka cilësuar autorët e komunikatës 59’s si marksistë-lenistë, duke akuzuar se ishin të orientuar kah Kremlinit.

Ne familja jonë e kemi theksuar që 24 vite që do rrotullojmë çdo guri, do trokasim çdo dere për t’i demaskuar fundërrinat pa histori që donin te krijonin histori të rrejshme mbi kurrizin e atyre që historia i njeh me shekuj si familje atdhetaresh e patriotike në të gjitha kohërat të cilat kalonte populli ynë në luftëra kundër okupatoreve sllavo-rus dhe perendorisë osmane”, ka thënë ai ndër tjerash.

Geci tregoi se kë shënjestronte kjo komunikatë.

Komunikata 59 e shtabit te LPK-se është bërë me qellim te eliminimit fizik te vëllait tonë Gani Geci dhe njollosjen e familjes tonë duke dashur te na fusin ne rendin e kolaborocionistve për te qenë këta të cekurit të lirë, të manipulojnë në Drenicë si te duan ata për epshet e tyre dhe “idealit” marksist-leninist te orientuar nga Kremlini”, ka deklaruar ai.

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë u mbajt seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ata sot u njohën me akuzat e përzgjedhura nga Prokuroria Speciale. Prokurorët për më shumë se 5 orë kanë dëshmuar disa pika të aktakuzave, mes të cilave edhe ajo e ngritjes së një hirearkie dhe fuqie organizative nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke i bërë përgjegjës 4 ish-udhëheqësit e luftës për vrasjen e mbi 100 personave që u tha se konsideroheshin tradhtarë. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith njoftoi se nesër do të vazhdojë gjykimi me dëshmitë e avokatëve të të akuzuarve. 

gani geci

Sondazh

Poll