Bota

Nesër përballet me gjykatën, Trump fluturon drejt New Yorkut, izolohet në kullë

Nesër ai do të përballet me akuzat e ngritura pas pagesave të bëra kundrejt yllit të pornografisë, Stormy Daniels.

3 Prill 2023, 19:02 Nga F.M
 
Nesër përballet me gjykatën, Trump fluturon drejt New Yorkut,
Donald trump

SHBA- Ish-Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka udhëtuar drejt New Yorkut ku nesër pritet të përballet me gjykatën. Këtë pasdite, Trump ka lënë shtëpinë e tij në Florida dhe ka fluturuar për New York. Mediat raportojnë se deri në përballjen me gjykatën, Trump do të qëndrojë në Kullën Trump në Manhattan.

Nesër ai do të përballet me akuzat e ngritura pas pagesave të bëra kundrejt yllit të pornografisë, Stormy Daniels.

Për çfarë akuzohet Trump?

Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’. Nesër ai mund të arrestohet.

donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll