Bota

Gazetari gjerman: Një diplomat më tha se duan ta dëbojnë Gjukanoviç nga Mali i Zi

Me anë të një tweet-i, Martens ka theksuar se fitorja e kundërshtarit të tij, nuk do të thotë fitore e Putinit dhe as rrezik për ta larguar Malin e Zi nga përspektiva evropiane.

3 Prill 2023, 18:45 Nga I.A
Gazetari gjerman: Një diplomat më tha se duan ta dëbojnë
Michael Martens

GJERMANI- Gazetari gjerman Michael Martens, i cili mbulon rajonin e Ballkanit në gazetën Frankfurten Allgemeine Zeitung (FAZ) ka komentuar zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi. Me anë të një tweet-i, Martens ka theksuar se fitorja e kundërshtarit të Millo Gjukanoviç, nuk do të thotë fitore e Putinit dhe as rrezik për ta larguar Malin e Zi nga përspektiva evropiane.

“Gjukanoviç jashtë pushtetit pas pothuajse 33 vjetësh do të thotë gjithashtu se të tjerët tani do të marrin fajin për të metat e ardhshme në Malin e Zi. Pasi histeria në kampin Gjukanoviç (“një fitore për Putinin”) të kalojë, do të jetë interesante të shihet se si zhvillohet në të vërtetë vendi. Gjukanoviç ishte politikani i fundit në fuqi që nga luftërat jugosllave në vitet e ‘90-ta, i cili luajti një rol udhëheqës në shtetin e tij. Kështu që, nuk ekzagjërim të flitet për një përfundim të një epoke”, tha ai.

Sipas Martens, Gjukanoviç në vitet e fundit të pushtetit, ishte bërë pengesë e partisë së tij, e cila humbi zgjedhjet parlamentare dy vjet më parë. Po ashtu gazetari shkruan se një diplomat perëndimor i ka thënë se Gjukanoviç të dëbohet nga Mali i Zi.

“Kur isha herën e fundit në Podgoricë, disa politikanë nga partia e tij anonimisht ankoheshin se Gjukanoviç ishte kthyer nga një aset në një detyrim për partinë. Cfarë do të thotë kjo për të ardhmen e Gjukanoviqit si kryetar partie? Nuk e di. Një diplomat perëndimor më ka thënë se disa do të donin ta dëbonin Gjukanoviç dhe ta heqin qafe. Por ku? Gjukanoviç në Dubai? Në Katar? Vështirë ta imagjinosh”, shkruan ai.

michael martens millo gjukanoviç

Sondazh

Poll