Bota

Mbytet anija e peshkimit në brigjet veriore të Spanjës, 2 të vdekur, 1 i zhdukur

7 persona të tjerë kanë mundur të shpëtojnë pasi anija u përmbys gjashtë milje në veri të qytetit në rajonin e Cantabria. 

3 Prill 2023, 18:10 Nga a.l
Mbytet anija e peshkimit në brigjet veriore të Spanjës, 2 të
Foto ilustruese

SPANJË- Një anije peshkimi është mbytur në brigjet veriore të Spanjës, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër raportohet i zhdukur. Mediat vendase raportojnë se 7 persona të tjerë kanë mundur të shpëtojnë pasi anija u përmbys gjashtë milje në veri të qytetit në rajonin e Cantabria. 

Edhe një herë, një fatkeqësi e re në det. Këtë mëngjes në orën 5:30 të mëngjesit Villaboa 1, me qendër në Santander, u shkatërrua në brigjet e Cabo Mayor”, tha Miguel Ángel Revilla, udhëheqësi i Cantabria, në Twitter.

Njëri nga të vdekurit u identifikua si spanjoll dhe tjetri ishte ganez. Detari që u zhduk është nga Peruja.  Sipas burimeve nga operacioni i shpëtimit, një nga anëtarët e ekuipazhit të anijes ka mbetur i plagosur rëndë.

Vazhdon kërkimi për anëtarin e humbur të ekuipazhit nga deti dhe nga ajri në një operacion të koordinuar nga Shoqëria e Sigurisë Detare dhe Shpëtimit me ndihmën e Gardës Civile të Spanjës. Agjencia e shpëtimit në det tha se mori një alarm nga anija që po fundosej se uji po rridhte në anije në orën 4:10 të mëngjesit.

Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur. Burime nga Shoqata e Peshkatarëve Santander thanë për mediat lokale se anija nuk ishte jashtë për peshkim dhe se deti ishte i qetë mëngjesin e së hënës.

mbytet varka ne spanje

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2023, 16:51 k.m.

Hapet shkolla për barinj në Itali

Foto ilustruese ITALI- Në Itali hapet shkolla e parë e barinjve. Kështu parashikon projekti “Shep for bio” i financuar në k...