Bota

Rusia injoron 'Perëndimin', nxit sërish tensione: Armët bërthamore në Bjellorusi do të zhvendosen pranë kufijve të NATO-s

Paralajmërimi i Gryzlov vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin muajin e kaluar njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi.

3 Prill 2023, 18:03 Nga a.l
Rusia injoron 'Perëndimin', nxit sërish tensione: Armët
Vladimir Putin

RUSI- Ambasadori rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov ka deklaruar se Rusia do të vendosë armët taktike bërthamore në Bjellorusi pranë kufijëve të aleatit të saj me vendet e NATO-s. Një lëvizje e cila mund të nxisë përshkallëzim të tensioneve me Perëndimin. 

"Kjo do të bëhet pavarësisht zhurmës në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara," tha Gryzlov për televizionin shtetëror bjellorus.

Gryzlov tha se një strukturë magazinimi do të përfundojë deri më 1 korrik, pa specifikuar saktësisht se ku do të vendosen armët. Paralajmërimi i Gryzlov vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin muajin e kaluar njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, shkruajnë mediat e huaja. 

Bjellorusia ndan kufijtë me Lituaninë, Letoninë dhe Poloninë, të cilat të gjitha janë anëtarë të NATO-s, aleanca ushtarake e krijuar fillimisht për të penguar zgjerimin sovjetik në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2023, 16:51 k.m.

Hapet shkolla për barinj në Itali

Foto ilustruese ITALI- Në Itali hapet shkolla e parë e barinjve. Kështu parashikon projekti “Shep for bio” i financuar në k...