Sport

VIDEO/ Shovinizëm anti-shqiptar! Skuadra e Tërnocit nga Lugina e Preshevën po mendon për braktisjen e garave në Serbi!...

Skuadra e futbollit Tërnoci është ndëshkuar rëndë në përballje me ekipin serb, Morava.

3 Prill 2023, 10:08 Nga DOSJA

VIDEO/ Shovinizëm anti-shqiptar! Skuadra e Tërnocit nga Lugina e

PRESHEVE - Skuadra shqiptarev e Tërnovcit, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të kanë ka ndodhur dje në ndeshjen ndaj Moravës, luajtur në Vlladiçin Han. Ata kanë dale edhe me një deklaratë, ku shprehin qëndrimin e tyre ndaj këtyre episodeve raciste serbe antishqiptare. Në shkruhet:

“Pas skandalit në Vlladiçin Han po e shqyrtojmë braktisjen e garave!

Në ndeshjen e xhiros së 19-të, të cilën sot e filluam në Vlladiçin Han kundër ekipit vendës, Morava, për fat të keq as që e përfunduam.

Shkaktar kryesor ishte referi i kësaj ndeshje, i cili me vendimet skandaloze në minutën e 65-të përjashtoi 3 nga futbollistët tanë me karton të kuq, kurse gati të gjithë pjesën tjetër të ekipit e ndëshkoi me kartona të verdhë, andaj u detyruam ta ndërprejmë ndeshjen.

Këto sjellje të turpshme të referit, të papara në fushat e futbollit ishin krejtësisht të qëllimshme në mënyrë që ekipi ynë mos të ketë në dispozicion futbollistët e ekipit të parë për ndeshjet tjera.

VIDEO/ Shovinizëm anti-shqiptar! Skuadra e Tërnocit nga Lugina e

Sidomos, synimet e referit ishin që të na dëmtojë në ndeshjen e radhës të cilën në fushën tonë e kemi kundër Allakincës.

Në ndeshjen e sotme është vënë kapaku në padrejtësitë, të cilat po thuaj se në çdo ndeshje i kemi pasur në fushat mysafire.

Tashmë është bërë e sigurt se ekipi ynë është duke i penguar njerëzve të Federatës dhe shkaku kryesor është përkatësia etnike e futbollistëve, por edhe e gjithë mekanizmave tjerë të skuadrës.

Në ambient të këtillë është e pamundur  të garohet, sidomos kur kihet parasysh se të tjerët ju shohin me sy armiqësor.

Është e pakuptimtë qe djemtë tanë të derdhin djersë dhe të rrezikojnë shëndetin e tyre në një Ligë, zyrtarët e së  cilës, në vend të kultivimit të Fer Plejit sportiv dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit midis popujve, po mbjellin ndasi dhe urrejtje.

Kryesia e Klubit pas konsultave që do t’i zhvillojë ditëve në vazhdim, do të paraqitet me vendim zyrtar rreth hapave të mëtutjeshme”, reagon Tërnoci. Shikojeni videon...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll