Sport

Potter një ‘shaka’ 80 milionëshe! Chelsea do të duhet ta paguajë 'peshën' e tij në ar…

‘Blutë’ e Londrës do të jenë të detyruar ta paguajë trajnerit të tyre të shkarkuar deri në vitin 2027

3 Prill 2023, 07:17 Nga DOSJA
Potter një ‘shaka’ 80 milionëshe! Chelsea do të duhet

ANGLI - Një çmenduri 80 milionë euro. Kaq kushtoi dhe do të kushtojë akoma Graham Potter arkës së Chelseas. 

I punësuar shtatorin e kaluar, duke derdhur një shumë prej 23 milionë eurosh në arkat e Brighton, pas më pak se shtatë muajsh, trajneri u shkarkua nga ‘Blutë’, pavarësisht një kontrate pesëvjeçare me vlerë 50 milionë paund, gati 57 milionë euro. 

Në momentin e ardhjes së tij në Londër, trajneri anglez ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027, kështu që nëse nuk gjen shpejt një ekip tjetër, ndërkohë do të vazhdojë të qëndrojë në listën e pagave të Chelseas edhe për katër vite të tjera, me një pagë mbi 11 milionë euro në sezon.

Kjo shifër është edhe më shumë se e gjermanit Thomas Tuchel, i cili ishte fituar Champions League. Një zgjedhje, ajo e pronësisë së re, e cila ka rezultuar e keqe dhe që do të ketë ende një impakt ekonomik edhe në ardhmen e ‘Bluve’ të Londrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll