Bota

ME VIDEO/ Turma brohoret e valëvit flamujt kuqezi kur dëgjon se liderët e UÇK-së po i ndjekin nga Haga

Të gjithë u ekzaltuan.

2 Prill 2023, 16:22 Nga F.M
ME VIDEO/ Turma brohoret e valëvit flamujt kuqezi kur dëgjon se
Prishtinë

KOSOVË- Turma e qytetarëve ka brohoritur në momentin që janë vënë në dijeni se marshimin e tyre po e ndiqnin edhe vetë liderët e UÇK-së nga Gjykata e Hagës. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po i ndiqnin nga paraburgimi i Gjykatës Speciale në Hagë dhe turma brohoriti.

“Po na përcjellin drejtpërdrejt Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarët e tyre, andaj ju ftoj që me një duartrokitje që s’e ka dëgjuar asnjëherë Prishtina, t’u tregojmë mbështetjen, t’u tregojmë solidaritetin, t’u tregojmë që jemi me ta gjithmonë,”- tha Krasniqi.


Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë populli”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, pjesëmarrësist bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Marshimi nisi në orën 14:00. Ktij marshimi iu bashkuan dhe anëtarët e Vetëvendosjes që janë aktualisht në qeveri.

marshim ne prishtine

Sondazh

Poll