Bota

Marshimi në Prishtinë, Meta: Uroj që liderët të kthehen të lirë në atdhe dhe si heronj

Meta shkruan se UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria. A

2 Prill 2023, 16:19 Nga F.M
Marshimi në Prishtinë, Meta: Uroj që liderët të kthehen
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur marshimin e zhvilluar në Prishtinë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Gjykatën e Hagës. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria. Ai shton se uron që liderët e UÇK-së të kthehen në atdhe të lirë dhe si heronj.

Postimi:

Sot dhe gjithmonë çdo shqiptar do të kërkojë Drejtësi dhe vetëm Drejtësi.  UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria.  Përshëndes qytetarët e Kosovës që sot pa dallim partie kanë dalë në mbështetje të Drejtësisë. Shpresojmë që të na kthehen të lirë, sa më shpejt, luftëtarët e lirisë që po gjykohen në Hagë.

Sot u zhvillua marshimi për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë. Marshimi u organizuar nga Platforma “Liria ka emër” dhe kishte mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, bashkësisë fetare dhe shumë qytetarëve. Mijëra protestues për një orë e gjysme, mbushën sheshet e Prishtinës, në përkrahje të krerëve të UÇK-së. Në mbështetje të këtij marshi ka dalë edhe partia në pushtet- Lëvizja Vetëvendosje.

ilir met marshim ne prishtine

Sondazh

Poll