Bota

Probleme për Princ Harry! Zbulimi i përdorimit të drogës në të kaluarën mund t'i kushtojë atij vizën amerikane?

Ligji amerikan i imigracionit parashikon dënime të rënda për ata që gënjejnë zyrtarët e imigracionit, duke përfshirë dëbimin dhe ndalimin e aplikimit për shtetësi.

2 Prill 2023, 09:35 Nga A.B
Probleme për Princ Harry! Zbulimi i përdorimit të drogës
Princ Harry

BRITANI E MADHE- A mund të jetë Princi Harry në telashe dhe të humbasë të drejtën e tij për të jetuar në SHBA? Sipas raportit të Daily Mail po. Raporti ngre çështjen e përdorimit të drogës në të kaluarën e princit dhe thotë se Duka i Sussex-it nuk duhet të përjashtohet nga rregullat strikte të vendit. 

Ligji amerikan i imigracionit parashikon dënime të rënda për ata që gënjejnë zyrtarët e imigracionit, duke përfshirë dëbimin dhe ndalimin e aplikimit për shtetësi.

Sipas ligjit amerikan, kushdo që aplikon për vizë për të jetuar dhe punuar në Amerikë duhet të shënoni një kuti për t'iu përgjigjur "po" ose "jo" pyetjes: "A jeni apo keni qenë ndonjëherë përdorues droge apo i varur nga droga?".

Fondacioni Heritage me bazë në Uashington thotë se aplikimi i tij për vizë tani duhet të bëhet publik në mënyrë që taksapaguesi amerikan të kuptojë nëse princi ka deklaruar përdorimin e drogës. Duka tani po përballet me kërkesat për të lëshuar aplikimin e tij për vizë amerikane për të parë nëse ai e ka pranuar përdorimin e drogës përpara se të transferohej në Kaliforni me Meghan Markle në vitin 2020. 

Autoritetet e imigracionit në SHBA kanë afat deri më 12 prill për t'iu përgjigjur kërkesës së një instituti kërkimor kryesor amerikan, i cili po kërkon të përcaktojë se si Duka i Sussex u lejua të hynte në Shtetet e Bashkuara. 

Princi së fundmi zbuloi në librin e tij 'Spare' dhe në intervista televizive se kishte përdorur kokainë dhe kanabis në të kaluarën./Dosja.al

princ harry

Sondazh

Poll