Bota

Vrasja e ortakut të Dritan Gjikës në Ekuador, zbulohen identitetet e viktimave të tjera, mes tyre roja dhe partnerja e Cheres

Për shkak të gjendjes së kufomave, supozohet se vrasja ka ndodhur rreth 23 orë para gjetjes së tyre.

2 Prill 2023, 08:36 Nga A.B
Vrasja e ortakut të Dritan Gjikës në Ekuador, zbulohen
Rubén Cheres

MEKSIKË- Zbulohen identitetet e personave që vdiqën së bashku me Rubén Cheres. Ato janë: César Amador, një mik i Cherres, Joseline Rivadeneira partnerja e Cherres dhe roja Juan Ángel P.

Katër personat u vranë në një shtëpi në resortin ekskluziv të Punta Blanca, në provincën Santa Elena. Ndodhi mëngjesin e 31 marsit 2023, kur persona të armatosur hynë në shtëpi nga hyrja e parë. Cherres kishte marrë me qira shtëpinë ku ndodhi krimi që nga janari 2023 dhe ishte atje deri në mars. Për shkak të gjendjes së kufomave, supozohet se vrasja ka ndodhur rreth 23 orë para gjetjes së tyre.

Vrasja e ortakut të Dritan Gjikës në Ekuador, zbulohen

Prokuroria njoftoi se kishte hapur hetimet paraprake për vrasjen e shumëfishtë. 

Kush është Ruben Cherres?

Që nga 16 janar 2023, Policia është përpjekur të lokalizojnë Rubén Cherres Faggioni, me urdhër nga Presidenti Guillermo Lasso. Emri i tij, së bashku me atë të Hernán Luque, dolën në dritë pasi gazeta La Posta zbuloi disa audio, në të cilat zbulohet një rrjet i dyshuar korrupsioni në kompanitë shtetërore.

Rubén Cherres ishte një mik i ngushtë i Danilo Carrera, kunati i Presidentit Lasso. Përveç kësaj, po hetohej edhe afërsia e tij me grupe të organizuara që i përkushtohen trafikut të drogës, në mes të çështjes së quajtur León de Troya.

Edhe pse Cherres njihej si një sipërmarrës, të dhënat e tij tatimore nuk pasqyronin aktivitet të spikatur në këtë fushë. Midis 2009 dhe 2023, Cherres nuk ka paraqitur deklarata tatimore mbi të ardhurat.

Në një raport policor prej 68 faqesh që ishte pjesë e një hetimi të kryer nga Prokuroria e Mantës në vitin 2021, por i arkivuar më vonë, Cherres u hetua për lidhjet e tij me mafien shqiptare, më konkretisht me Dritan Gjikën. Një nga takimet, të dokumentuara në raport, daton nga 5 maj 2021, kur Cherrez u pa në kompaninë Osaka Fish, e falimentuar në atë kohë, në qytetin Manta, në bregdetin e Ekuadorit, dhe që do të ishte përdorur nga mafia shqiptare si mbulesë për operacionet e organizatës kriminale.

Portali gazetaresk Plan V zbuloi edhe historinë e Gjikës, i cili “ka gati një dekadë në Ekuador dhe nga Guayaquil ka drejtuar biznese të ndryshme, përfshirë një eksportues bananesh që lidhet me një importues shqiptar të akuzuar për trafik droge”.

rubén cherres

Sondazh

Poll