Sport

VIDEO / Ngjarja e rrallë, futbollisti i krishterë simulon që shoku i tij i skuadrës që agjëronte, të çelte iftarin!

Ranieri u rrëzua papritmas në fushë dhe Amrabat shkoi në cepin e fushës, ku stafi i Fiorentinës i dha një shishe ujë dhe një banane.

2 Prill 2023, 02:27 Nga DOSJA
VIDEO / Ngjarja e rrallë, futbollisti i krishterë simulon që

ITALI - Fiorentina ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen ndaj Interit dhe rezultati përfundimtar ka qenë 0-1. Giacomo Bonaventura vendosi fituesin e këtij takimi në pjesën e dytë. Për Fiorentinën, të gjithë ndeshjen e luajti Soyan Amrabat, i cili ishte agjërues dhe e prishi agjërimin me një banane dhe një gotë ujë në fund të ndeshjes në Giuseppe Meazza.

Sipas orës, dielli në Milano perëndoi në orën 19:51 dhe në atë moment ishte koha e iftarit për sportiestët që agjëronin edhe në lojë. Në këto momente u pa një ngjarje e rrallë nga Luca Ranierit.


Italiani, i cili është i krishterë, u shtir si i dëmtuar në mënyrë që Amrabat të çelte iftarin. Ranieri u rrëzua papritmas në fushë dhe Amrabat shkoi në cepin e fushës, ku stafi i Fiorentinës i dha një shishe ujë dhe një banane.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll