Sport

VIDEO/ Fiorentina befason Interin në San Siro, humbja e tretë radhazi për zikaltrit!…

Skuadra ‘violë’ ishte ajo që fitoi 1-0 ndeshjen, falë një goli të ish-lojtarit të Milanit.

1 Prill 2023, 21:49 Nga DOSJA

VIDEO/ Fiorentina befason Interin në San Siro, humbja e tretë radhazi

ITALI - Interi përsëri gaboi. Pas humbjeve ndaj Spezias dhe Juventusit para pushimit ndërkombëtar, zikaltrit donin t'i jepnin fund kësaj spirale humbjesh ndaj Fiorentinës. 

Por për fat të keq të njerëzve të Simone Inzaghit, kriza vazhdon, pasi ishte ‘Viola’ ajo që fitoi ndeshjen, falë një goli të ish-lojtarit të Milanit, Giacomo Bonaventura (53’).

Ishte një humbje kjo, e cila mund të ketë pasoja të rënda për interistet, të cilët i shohin konkurrentët që i afrohen gjithnjë e më shumë podiumit dhe vendit të katërt, sinonim i kualifikimit në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll