Sport

VIDEO/ Partizani mposht Teutën në ‘Niko Dovana’ dhe mbyll fazën e tretë në krye…

‘Të kuqtë’ e kryqytetit kanë fituar 2-0 ndaj ‘Djemve të detit’, me dy gola të realizuar në fillim dhe në fund të takimit.

1 Prill 2023, 20:42 Nga DOSJA

VIDEO/ Partizani mposht Teutën në ‘Niko Dovana’ dhe mbyll

DURRES - Ka përfunduar në “Niko Dovana” edhe sfida mes Teutës dhe Partizanit, e treta në ditën e sotme për javën e 27-të të kampionatit të Superiores. ‘Të kuqtë’ e kryeqytetit morën një fitore të rëndësishme në transfertë me rezultatin e pastë 2-0.

Kështu ekipi i Colellës me 47 pikët e grumbulluara hedh një hap të sigurtë për të qenë në krye të renditjes pas 27 javëve kampionat, +3 më tepër se sa Tirana, e cila ka një ndeshje mnë pak. Ndërsa Teuta mbetet në vendin e shtatë me 34 pikë dhe bëhet 4 javë pa fitore.

Partizani e dominoi krejt takimin duke krijuar volum loje dhe raste. Golin e parë e shënoi Mba në minutën e 10-të. Sulmuesi shënoi me kokë pas një krosi nga goditja e dënimit. Teuta u përpoq të barazonte dhe kishte disa raste të befta por pa shqetësim për portën e Rexhepit.

Në të dytën Colella bëri disa ndërrime të cilat dhanë fryte. Ishte pikërisht i sapofuturi Ëngjëll Hoti i cili shënoi në të 82-tën pas një kundërsulmi të të kuqve. 

Nesër do të luhen edhe dy takimet e mbetura të javës së 27-të: Kastrioti - Laçi (15:00) në Kamëz dhe Tirana - Erzeni (18:00) në ‘Elbasan Arena’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll