Sport

VIDEO/ Chelsea mundet nga Aston Villa në “Stamford Bridge”, thellohet më tej kriza…

Dominues, por Chelsea humbi nga Aston Villa (0-2). ‘Blutë’ e Londrës shohin kundërshtarët e tyre që i kalojnë në renditje dhe mbeten në vendin e 11-të.

1 Prill 2023, 21:13 Nga DOSJA

VIDEO/ Chelsea mundet nga Aston Villa në “Stamford Bridge”,

ANGLI - Chelsea bie përsëri në rrugën e saj. Dominues në ndeshjen kundër Aston Villas, ‘Blutë’ humbën për shkak të mungesës së eficensës (0-2). Me 26 goditje, megjithatë patën mundësitë për të shënuar, por mungesa e qetësisë e Mykhaïlo Moudrik (6’, 32’) dhe pasaktësia e partnerëve të tij, vetëm 8 goditje në portë, tërhoqën fishkëllimat e një “Stamford Bridge” të frustruar në bilbilin e fundit.

Në anën tjetër, Aston Villa kishte nevojë vetëm për thërrime. Një gabim nga Marc Cucurella i ofroi mundësinë Ollie Watkins (18’) të shënonte golin e parë për miqtë. Më pas John McGinn, nga 25 metra, dyfishoi epërsinë me një goditje të pastër (56’). 

Dhe nëse hyrja në lojë e N'Golo Kanté, shtatë muaj pas ndeshjes së tij të fundit zyrtare, i dha energji ekipit të tij, paqartësia vazhdoi. Mungesa e qetësisë sinonim i humbjes së 10-të në kampionat për skuadrën e Graham Potter.

Pas 29 ditësh, ‘Blutë’ e Londrës janë në vendin e 11-të, 9 pikë prapa Newcastle-it të vendit të pestë, i cili ka dy ndeshje më pak. kurse Aston Villa ngjitet në vendin e 9-të me 41 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll