Bota

Digjen 8 makina e targa RKS në veri të Kosovë, arrestohet 1 i dyshuar, policia jep detaje

Policia ka bërë të ditur se këto raste po hetohen me shumë seriozitet dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e autorëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

1 Prill 2023, 17:45 Nga a.l
Digjen 8 makina e targa RKS në veri të Kosovë, arrestohet 1 i
Policia e Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për djegien e makinave në veri, ku rasti më i fundit u raportua ditën e sotme në Leposaviç, afër qendrës së sporteve. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ku në dy raste të ndara janë djegur 3 makina që iu përkasin qytetarëve serbë të Kosovës.

Njëri rast ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në afërsi të një çerdhes së fëmijëve. Autori i djegies së makinës me targa RKS ka djegur edhe një mjet tjetër që ka qenë e parkuar me targa të Beogradit.

Në të dy rastet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se këto raste po hetohen me shumë seriozitet dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e autorëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

“Policia e Kosovës, në këto raste ka reaguar me të shpejtë, duke ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe duke iniciuar rastet kriminale të cilat është duke i trajtuar (hetuar) me seriozitet dhe me këtë rast fton qytetarët për bashkëpunim në gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Për djegien e makinave në veri kanë reaguar edhe ambasadorët në vend, duke i dënuar këto akte dhune.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll