Bota

EMRI/ Koka e grupit kriminal në Itali, arrestohet 30-vjeçari shqiptar

Por për një kohë të gjatë Ndoci mbante një profil të ulët pavarësisht rolit të tij si kreu i grupit kriminal.

1 Prill 2023, 16:58 Nga I.A
EMRI/ Koka e grupit kriminal në Itali, arrestohet 30-vjeçari
Kanabis

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali si drejtues i një organizate kriminale. Rainews shkruan se në pranga nga autoritetet italiane ka rënë 30-vjeçari shqiptar Tonin Ndoci. 

Ndoci, prej kohësh ishte i njohur për policinë për hetime të ndryshme droge. Por për një kohë të gjatë Ndoci mbante një profil të ulët pavarësisht rolit të tij si kreu i grupit kriminal.

Ndoci kishte pasur një episod më të hershëm me policinë, kur gjatë vitit 2022 ndaj organizatës së tij u krye një operacion anti-drogë, por nuk u mendua se ai ishte kreu i bandës. Gjithsej nga kjo orgnaizatë janë arrestuar 9 persona dhe sekuestruar mbi 20 kg kanabis. 

tonin ndoci

Sondazh

Poll