Bota

ME VIDEO/ Çfarë po ndodh në Itali? Aktivistët derdhin bojë të zezë në shatërvanin 'Barcaccia' në Romë, 'protestë' për ngrohjen globale

Mediat italiane raportojnë se,  ambientalistët kanë derdhur bojë me bazë qymyr druri, si një akt për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për çështjen e ndryshimeve klimatike.

1 Prill 2023, 16:49 Nga a.l
ME VIDEO/ Çfarë po ndodh në Itali? Aktivistët derdhin
Shatërvani 'Barcaccia'

ITALI- Shatërvani Barcaccia, në Piazza di Spagna në Romë është sulmuar nga disa aktivistë ambientalistë të cilët kanë protestuar ndaj heshtjes së autoriteteve për ngrohjen globale. Mediat italiane raportojnë se,  ambientalistët kanë derdhur bojë me bazë qymyr druri, si një akt për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për çështjen e ndryshimeve klimatike.

Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar 3 persona, dy burra dhe një grua. Shatërvani është një nga pikat më qendrore të qytetit të përjetshëm dhe ky shatërvan i veçantë është projektuar dhe ndërtuar në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Ky nuk është i vetmi incident ndaj monumenteve kulturore, më 17 mars, aktivistët e gjeneratës së kaluar hodhën bojë në fasadën e Palazzo Vecchio-s. 

proteste ne itali

Sondazh

Poll